Job Openings Specialist i Marketingut

About the job Specialist i Marketingut

Good Job! Good Life!

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Bulgaria, Serbia, Cyprus, Greece. We offer the newest mentality in the Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.

Klienti ynë, një kompani e njohur që operon me sukses në tregun e Kosovës, me mbi 17 vite përvojë në sektorin e shitjes me pakicë, është në kërkim të një Specialisti të Marketingut për t'iu bashkuar ekipit.

Lokacioni: Prishtinë, Kosovë


Përgjegjësitë


Shërben si personi kryesor kontaktues ndërmjet kompanisë dhe agjencisë së marketingut.
Koordinon, planifikon dhe monitoron zbatimin e fushatave të marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë.
Përgatit dhe komunikon udhëzimet për fushatat, ofertat, promovimet dhe aktivitetet sezonale tek agjencia e marketingut.
Siguron që të gjitha materialet promovuese të jenë në përputhje me standardet dhe identitetin vizual të kompanisë.
Koordinon procesin e miratimit të dizajneve, videove, reklamave dhe materialeve të tjera të marketingut.
Bashkëpunon ngushtë me departamentet e Shitjes, Blerjes dhe Furnizimit për identifikimin e nevojave të marketingut.
Planifikon kalendarin e aktiviteteve promocionale dhe monitoron respektimin e afateve nga agjencia.
Monitoron performancën e fushatave të marketingut dhe përgatit raporte periodike me rekomandime për përmirësim.
Analizon trendet e tregut, aktivitetet e konkurrencës dhe sjelljen e konsumatorëve për të propozuar iniciativa të reja.
Koordinon përgatitjen e materialeve promovuese për pikat e shitjes, duke përfshirë banerë, postera, katalogë, etiketa promocionale dhe materiale të sinjalistikës.
Mbikëqyr përdorimin korrekt të logos dhe identitetit vizual të kompanisë në të gjitha materialet e marketingut.
Siguron që ofertat dhe promovimet të publikohen në kohën e duhur në të gjitha platformat e komunikimit.
Koordinon organizimin e aktiviteteve promocionale, hapjeve të pikave të reja të shitjes, eventeve dhe aktivizimeve me konsumatorët.
Menaxhon komunikimin e përditshëm me agjencinë e marketingut dhe ndjek realizimin e detyrave sipas prioriteteve të biznesit.
Bashkëpunon me Departamentin e Financave për planifikimin dhe monitorimin e buxhetit të marketingut.
Verifikon faturat dhe shërbimet e pranuara nga agjencia përpara aprovimit për pagesë.
Identifikon mundësi për optimizimin e proceseve dhe rritjen e efektivitetit të aktiviteteve të marketingut.
Përgatit raporte javore dhe mujore mbi aktivitetet e marketingut dhe rezultatet e tyre.
Kryen edhe detyra të tjera të ngjashme sipas kërkesës së Drejtorit Komercial ose menaxhmentit.

Kualifikimet dhe Aftësitë


Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim, Administrim Biznesi, Komunikim ose fushë tjetër të ngjashme.
Përvojë e mëparshme në marketing, koordinim të fushatave ose menaxhim të projekteve të marketingut.
Aftësi të avancuara në përdorimin e Microsoft Office (Word, Excel dhe PowerPoint); njohja e platformave dhe mjeteve të marketingut digjital përbën përparësi.
Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe koordinuese, me vëmendje të lartë ndaj detajeve.
Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Klienti ynë ofron mundësi të barabarta punësimi. Asnjë kandidat nuk do të diskriminohet në bazë të moshës, gjinisë, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar, kombësisë, përkatësisë etnike, racës, ngjyrës së lëkurës, fesë ose bindjeve, pikëpamjeve politike, prejardhjes sociale apo statusit martesor.