About the job Menaxher Mirembajtje
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.
Titulli i Pozicionit: Menaxher në Departamentin e Mirëmbajtjes
Përmbledhje:
Jemi në kërkim të një Menaxheri të organizuar dhe të përkushtuar për Departamentin e Mirëmbajtjes, i cili do të udhëheqë stafin dhe do të garantojë zbatimin e të gjitha rregullave dhe procedurave në përputhje me politikat e kompanisë. Kandidati ideal do të menaxhojë aktivitetet e mirëmbajtjes, do të sigurojë përmbushjen e objektivave dhe do të ofrojë mbështetje për zhvillimin e vazhdueshëm të departamentit.
Qëllimi i Pozicionit:
Të udhëheqë stafin e Mirëmbajtjes në përputhje me rregullat dhe politikat e kompanisë, të sigurojë zgjidhjen e shpejtë të problemeve dhe të kontribuojë në zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të departamentit.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Udhëheq punën dhe punonjësit e Mirëmbajtjes në përputhje me të gjitha rregullat dhe procedurat në fuqi, sipas JD të specialistëve NR 1, NR 2, NR 3, dhe Servisit, së bashku me punonjësin e riparimeve hidraulike, ndërtimit, dhe pastrimit.
- Udhëheq punën dhe punonjësit e Mirëmbajtjes në përputhje me të gjitha rregullat dhe procedurat, duke përfshirë menaxhimin e specialiteteve dhe riparimeve të ndryshme.
- Propozon ndryshime në rregullore ose procedura me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të punës në departament.
Garanton nivel të lartë performance në departament dhe përmbushje të objektivave brenda afateve të caktuara.
Garanton riparimin e defekteve të ndryshme brenda afateve të miratuara.
Është përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemeve të instaluara dhe elementëve konstruktivë të godinës.
Inspekton në mënyrë periodike pronën dhe synon të parandalojë problemet para se ato të shfaqen.
Inicion procesin për shtesë ose zëvendësim personeli për Departamentin e Mirëmbajtjes.
- Përfshihet në procesin e intervistimit dhe përzgjedhjes për kandidatët që aplikojnë për vendet vakante në departamentin përkatës.
- Siguron një proces trajnimi sa më efikas për kandidatët e përzgjedhur dhe raporton te Departamenti i Burimeve Njerëzore rezultatet e tyre.
Bashkëpunon me punonjësit për të krijuar një ambient pune harmonik.
Bashkëpunon me Drejtuesit e kompanisë për të rritur motivimin dhe zhvillimin e punonjësve të departamentit.
- Udhëheq dhe bashkëpunon me Burimet Njerëzore për ekzekutimin e promovimeve, masave disiplinore, etj., për punonjësit e Mirëmbajtjes.
- Angazhohet në procesin e vlerësimit të performancës së stafit dhe garanton aplikimin e një procesi të besueshëm dhe efikas vlerësimi.
- Menaxhon turn-over-in e punonjësve të departamentit dhe siguron që të mbahet në nivel të kënaqshëm për Drejtuesit e kompanisë.
Menaxhon organizimin e orëve jashtë orarit të punës në përputhje me nevojat e departamentit.
Garanton mbrojtjen e punonjësve duke siguruar respektimin e rregullave të sigurisë teknike.
Siguron që stafi i Mirëmbajtjes të ketë një paraqitje të rregullt dhe të veshin uniformat përkatëse.
Menaxhon shpenzimet OPEX dhe ul kostot oportune, si energjia elektrike, kostoja e riparimeve, investimet, etj.
- Menaxhon mirëmbajtjen e piruneve dhe platformave, duke ndjekur kontratat e servisit të tyre dy herë në vit dhe riparimet në raste urgjente.
- Menaxhon kontraktorët për servisin e sistemeve të kondicionimit, aspirimit, kundër zjarrit, Smoke Detection, etj., sipas kontratave vjetore të pastrimit dhe riparimit.
- Menaxhon kontraktorët për zëvendësimin e baterive të UPS, filtrat e gjeneratorëve, pompave, dhe pastrimin një herë në vit të depove të ujit dhe atyre të ujërave të zeza.
- Menaxhon dhe organizon stafin për ndryshimet e mëdha sektoriale që ndodhin në periudhat sezonale: Shkurt-Prill, Pranverë-Verë, Shtator-Nëntor.
- Ndjek personalisht çdo problematikë urgjente të raportuar në sistemin e ticketing dhe siguron që stafi t'i riparojë në kohë.
Aftësitë dhe Kompetencat:
Edukimi: Diplomë Bachelor (preferohet në Biznes, Ekonomi ose Marketing)
Gjuhët: Të zotërojë mirë gjuhën shqipe dhe atë angleze
Aftësitë: Organizim i fortë, mendim kreativ dhe aftësi për të punuar në një mjedis të shpejtë
Informacion Shtesë:
Kompania jonë promovon një ambient të larmishëm dhe përfshirës, duke mirëpritur kandidatët nga të gjitha prapavijat pa dallim race, gjinie, identiteti gjinor, orientimi seksual, etnie, feje, origjine kombëtare, aftësie ose moshe.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë.