About the job Electrical Design Engineer
Inxhinier i Projektimit për Impiante Fotovoltaike
The HeadHunter Group po rekruton per një nga klientet e saj, kompani udhëheqëse në Shqipëri, e cila operon ne sektorin e Energjise Solare, specializuar në dizajnimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike.
Ekipi profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurimi, Ndërtimi), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë.
Më shumë rreth pozitës: Inxhinieri i Projektimit për Impiante Fotovoltaike do të jetë përgjegjës për projektimin, zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve fotovoltaike (FV). Ky rol përfshin krijimin e projektevetë detajuara elektrike, sigurimin e përputhshmërisë me standardet dhe rregulloret e industrisë. Kandidati ideal duhet të ketë një sfond në inxhinierinë elektrike, një pasion për energjinë e rinovueshme dhe përvojë me sistemet FV.
Përshkrimi i pozicionit të punës:
- Përgatit projektin paraprak i cili i dërgohet klientit (Ofertë Ekonomike, Analizë Financiare, Planvendosje, Plan Teknik);
- Përgatit projektin e zbatimit për projektet të cilat firmoset kontrata (Planvendosje, Plan Teknik, Plan Strukture, Lidhja e Paneleve FV, Skema Elektrike, Skema 1-Polare);
- Përgatit dokumentacionin per shtesë fuqie (kur është e nevojshme);
- Përgatit dokumentacionin për aplikim tek OSSH sipas formateve të përcaktuara;
- Përgatit dokumentacionin per aplikim pranë bashkisë përkatese sipas formateve të përcaktuara;
- Koordinohet me magazinen në lidhje me produktet që janë në gjendje dhe ato që duhen per projekt;
- Mban kontakt të vazhdueshëm me inxhinierët e zbatimit lidhur mbi ecurinë e projektit dhe suporton në menaxhimin e projektit;
- Përgatit projektin përfundimtar AS-Built (Analizë Prodhimi, Planvendosje, Plan Teknik,
- Plan Strukture, Lidhja e Paneleve FV, Skema Elektrike, Skema 1-Polare, Plani I Tokezimit);
- Përgatit procesverbalin e marrjes në dorezim të punimeve;
- Mban kontakt me klientët për plotësimin e dokumentacioneve si për aplikimin në OSSH, bashki dhe për shtesën e fuqisë;
- Ruan informacionin e projektit ne dosjen fizike dhe ne Softet e përdorura nga kompania;
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Inxhinieri Elektrike ose në degë të Fakultetit Elektrik;
- Minimumi 2 vite përvojë në industrinë e energjisë diellore ose një rol të ngjashëm inxhinierik;
- Njohuri të forta të sistemeve elektrike, duke përfshirë instalimet elektrike, inverterave dhe lidhjet në rrjet;
- Njohuri në përdorimin e AutoCad;
- Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi të forta komunikim;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi;