Job Openings Specialist/e i/e Marketingut - Marketing Specialist

About the job Specialist/e i/e Marketingut - Marketing Specialist

Good Job! Good Life!

The HeadHunter Group është një kompani inovative në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit me seli qendrore në Dover, Delaware, SHBA, dhe operon në Kanada, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Serbi, Qipro dhe Greqi. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e rekrutimit dhe fokusi ynë kryesor është i përqendruar te Kandidatët dhe Klientët.

Jemi të entuziazmuar të ju njoftojmë se për klientin tonë, lider multinacional në industrinë e shitjes me pakicë, jemi duke kërkuar një Specialist/e i/e Marketingut - Marketing Specialist për dyqanin e tyre në Prishtina Mall, në Lipjan.

Raporton te: Udhëheqësi i Projektit/ CEO

Përshkrimi i kompanisë:

Klienti ynë është një nga kompanitë kryesore të modës në Evropë dhe ofron modë frymëzuese dhe të përballueshme dhe asortimenti përfshin disa koncepte të ndryshme brenda veshjeve për femra, veshje për fëmijë, të brendshme dhe kozmetikë. Ata po rriten vazhdimisht, si në kanalet e veta, ashtu edhe së bashku me platformat globale të modës. Qëllimi i tyre më i lartë është të frymëzojnë dhe fuqizojnë gratë kudo, dhe premtimi i tyre për qëndrueshmëri është të bëjnë ndryshim për brezat e ardhshëm duke fuqizuar gratë, duke respektuar planetin dhe duke siguruar të drejtat e njeriut.

Përgjegjësitë dhe fusha e veprimit:

  • Një anëtar aktiv i ekipit menaxhues për të zhvilluar dhe drejtuar në mënyrë kolektive transformimin e marketingut në Dyqanin në Kosovë dhe Shqipëri në përputhje me udhëzimet dhe planet e zyrës qendrore të Dyqanit në Suedi.
  • Përgjegjës për hartimin e strategjisë së përgjithshme të marketingut duke planifikuar dhe organizuar fushata për të arritur objektivat e biznesit.
  • Menaxhon llogaritë e rrjeteve sociale, Dyqanit në Kosovë dhe Dyqanit në Shqipëri sipas udhëzimeve nga departamenti i marketingut të zyrës qendrore të Dyqanit në Suedi.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut digjital në SEO, SEM, rrjetet sociale, email marketing dhe reklamat tjera te bazuara në performancë.
  • Përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e reklamave per E-Commerce.
  • Menaxhimi i fushatave me fokus në konvertime, për të rritur trafikun dhe përvetësimin e klientëve përmes optimizimeve të bazuara në të dhëna.
  • Harton dhe përditeson materialet kreative të marketingut per dyqan dhe kanalet e marketingut duke u bazuar ne brandbook- un e Dyqanit (Suedi).
  • Përgjegjës për zhvillimin e programit të besnikërisë - MORE Club si dhe menaxhimin e përmbajtjes dhe CRM, përfshirë zhvillimin e strategjive të marketingut, fushatave me email dhe fushatave te tjera ne kuader te programit të besnikërisë.
  • Planifikon dhe organizon aktivitetet, eventet (ngjarjet), fushatat, bashkëpunime apo iniciativat tjera të marketingut të nevojshme për ti përmbushur objektivat e përcaktuara.
  • Përgjegjës kryesorë për hartimin e planit vjetor të marketingut të ndarë në baza tremujore
  • Analizon efektin e investimeve totale në kanalet e marketingut me fokus të vecantë në marketingun digjital.
  • Zhvillon planet e PR dhe bashkëpunimet me Influencer-e.
  • Në mënyrë aktive hulumton rreth target grupit dhe audiences së Dyqanit për ti njohur më mire konsumatorët dhe kerkesat e tyre.
  • Analizon performancën dhe raportet, duke ndjekur metrikat kryesore të marketingut për optimizimin e performances:
  • Cilësinë e rezultateve të fushatave të realizuara.
  • Efektin e marketingut në nderlidhje më të dhënat nga shitjet.
  • Kthimin e investimit për aktivitetet dhe fushatat e realizuara.
  • Vepron sipas dokumenteve udhëzuese të zyrës qendrore të Dyqanit në Suedi.

Kualifikimet dhe përvoja e punës:

  • Diploma universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Komunikim ne Biznes, ose të ngjashme.
  • Përvojë 3 vjecare (min.) në fushën e kërkuar/pozicionin e kerkuar, veçanërisht në fushën e eCommerce dhe marketingut digjital.
  • Përvojë nga fushën e modës, respektivisht Fast Fashion.
  • Përvojë pune në pozicionet në vijim, menaxher i marketingut, menaxher i marktingut digjital, ekspert per brand marketing, specialist per E-Commerce, menaxher i llogarive/ klienteve, media strateg, media planifikues ose të ngjashme.
  • Ekspertizë në platformat e reklamimit digjital (Google Ads, Meta Ads, Programmatic, Marketing përmes Afilimit, etj.).
  • Njohuri të thella në SEO, SEM, rrjetet sociale, marketing me përmbajtje dhe strategjitë CRM.
  • Përvojë praktike në blerjen mediatike dhe menaxhimin e buxheteve.
  • Përvojë e dëshmuar në menaxhimin e agjencive dhe partnerëve të jashtëm të marketingut.
  • Njohuri në përdorimin e mjeteve si Google Analytics, Meta Business Suite, Data Studio dhe platforma të tjera analitike.
  • Kuptim i fortë i sjelljes së konsumatorit dhe aftësi për të zhvilluar strategji marketing te targetuara.
  • Përvojë dhe aftësi për shfrytëzimin e Photoshop, Canva, Premier Pro, Ilustrator, ose të ngjashme.
  • Njohja e gjuhes angleze eshte obligative.

Aftësitë personale dhe atributet:

  • Njohuri rreth brendeve.
  • Fokus të shtuar tek konsumatorët dhe biznesi.
  • Njohuri në fushën e modes dhe shitjeve me pakicë.
  • Aftësi analitike për analizë dhe interpretim të rezultateve.
  • Kupton marketingun digjital, shfrytezon veglat digjitale për realizim të kampanjave/reklamave dhe ndjek me përpikëri trendet e fundit të industries.
  • I/e strukturuar dhe i/e aftë për të hartuar plane të hollësishme dhe për ti prezentuar tek ekipi.
  • Aftësi analitike të orientuara drejt zgjidhjes së problematikave.
  • Vendimmarrës/se e shpejtë dhe një menaxher/e i/e shkëlqyeshëm.
  • Aftësi të shkëlqyera te prezantimit.
  • Aftësi në shfrytëzimin e aplikacioneve të Microsoft Office, sidomos në sistemin e planifikimit të detyrave.

Procedura e Aplikimit:

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre (CV-të e përditësuara) përmes linkut të dhënë më poshtë: Specialist/e i/e Marketingut

Nëse hasni ndonjë problem me aplikimin, ju lutemi kontaktoni: n.daci@theheadhunter.com dhe m.sopjani@theheadhunter.com.

Afati i dorëzimit të aplikimeve është deri më 21 Maj 2025, deri në orën 17:00.

Shënim: Njoftoheni që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Our client offers equal opportunity for everyone, and no person shall be discriminated against on the grounds of age, gender, sexual orientation, disability, nationality, ethnic background, race, skin color, religion or ideology, political persuasion, social background or marital status.