Job Openings Sales Manager

About the job Sales Manager

Argjendari "PIRRO"


Menaxher/e Shitjesh

Kategoria: Drejtues/Menaxher

Lloji i punës: Full Time

Përshkrimi i Punës

Argjendari Pirro deshiron te zgjeroje stafin me Menaxher/e ne shitje me experience te meparshme fusha te ngjashme biznesi.

Kerkesat dhe kushtet e pozitcionit :

1. Të zhvilloje strategjinë e përgjithshme të shitjes në përputhje me objektivat e biznesit duke e detajuar atë në plane mujore veprimi;

2. Të hartoje buxhetin vjetor të shitjeve si edhe të kryej ndjekjen e tij deri ne realizim;

3. Të përgatise politikën e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë;

4. Të prezantoje në mënyrë dinjitoze produktet dhe sherbimet e kompanisë në të gjithë aspektet e tyre;

5. Të përgatise periodikisht raportet mbi shitjet dhe rezervimet;

6. Të përgatis plane veprimi dhe tabela për të identifikuar klientë të rinj dhe të planifikoj mënyrën për qasje ndaj kontakteve të reja duke analizuar paraprakisht potencialin e blerësit;

7. Të përgatis analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve, të kënaqësisë së klientit në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut;

8. Të udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut dhe blerësit potencial;

9. Të ruaj marrëdhënie të vazhdueshme dhe afatgjata me klientët potencialë;

10. Të propozoj dhe përgatis oferta të personalizuara për klientët;

11. Të bashkëpunoj me departamentet e tjera të kompanisë sipas nevojës;

12. Të kryej takime të rregullta periodike për ecurinë dhe problematikat e shitjeve;

13. Të raportoj tek eprorët periodikisht zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurrencës etj;

14. Të respektoj etikën, kulturën organizative dhe vlerat e kompanisë;

15. Të ruaj informacionin konfidencial;

16. Të zbatoj detyrat që i caktohen nga eprorët në çdo rast.

17. Të ketë aftësi të shkëlqyra shitje ndërveprimi; aftësi të shkëlqyera në komunikimin verbal; elektronik dhe telefonik me palët e interesit;

18. Të ketë njohura shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office;

19. Të zotëroj njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, dhe te tjera jane plus.

20. Të zotëroj aftësi shumë të mira negociuese , bindese dhe te mbylli shitjet me sukses.

21. Të jetë punëtor, këmbëngulës, dhe i besueshëm; Të jetë pozitiv dhe entuziast, i matur, i besueshëm dhe profesional;

22. Te kete aftesi te nderveproje ne grup, te trajnoje stafin e shitjes sipas udhezimeve, si edhe te monitoroje performancen individuale si edhe te grupit ne teresi duke i motivuar.

23.Hedhja ne sistem dhe rakordimi me faturat sipas udhezimeve te eproreve.

24. Kryerja sistematike e inventarit ne pergjithesi, ndihme me rregullin ne magazine dhe ne vitrinat e dyqanit.

Edukimi dhe Eksperienca:

- Edukimi i mesem i detyrueshem, edukimi i larte Bachelor dhe Master per degen ekonomik - Administrim Biznesi (i preferuar), por edhe dege te tjera qe lidhen me fushen;

-Eksperience e meparshme ne shitje produktesh, experience ne sektorin e argjendarise, aksesoreve ose orave preferohet;

- Perdorimi I programeve baze kompjuterike Microsoft Office, experience ne programin Alpha preferohet;

- Experience ne sherbimin me klientet dhe praktikave baze te biznesit te perditshem;

- Experience ne arritjet e buxheteve te caktuara ne shitje, dhe motivim per te arritur gjithmone nivelet e kerkuara;