About the job Menaxher i Njesise se Lejeve dhe Hipotekimit
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.
POZICION VAKANT
Klienti jone, pjesë e nje Grupi te madh qe operon ne vend, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia e tyre e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale. Kompania ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Pozicioni: Menaxher i Njësisë së Lejeve dhe Hipotekimit
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Njësisë së Lejeve dhe Hipotekimit është përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me këtë njësi, duke siguruar përputhshmërinë me rregulloret ligjore dhe standardet institucionale. Ky rol përfshin koordinimin e stafit të njësisë, mbikëqyrjen e shqyrtimit të kërkesave, dhe ofrimin e udhëzimeve profesionale përpërmirësimin e efikasitetit operativ.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Planifikon proceset e aplikimeve për leje ndërtimi dhe hipotekim në koordinim me arkitektët e projekteve dhe Drejtuesin e Departamentit;
- Organizon dhe mbikëqyr punën e stafit të njësisë;
- Harton dhe mbikëqyr grafiket e aplikimeve online në institucione;
- Mbikëqyr dhe planifikon proceset e aplikimeve fizike në institucione;
- Harton dhe/ose kontrollon dokumentacionin tekniko-ligjor për aplikime për Deklarata Paraprake, Leje Zhvillimi, Leje Ndërtimi, etj.;
- Harton dhe/ose kontrollon dokumentacionin tekniko-ligjor për akt-kontrolle me Bashkitë dhe aplikime në institucione të vlefshme për Certifikatë Përdorimi dhe Hipotekim;
- Mban komunikim të vazhdueshëm me institucionet për mbarëvajtjen e proceseve;
- Harton/kontrollon planvendosjet për leje;
- Kontrollon projektet që dorëzohen nga stafi i projektimit për aplikim për leje, nëse janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e institucionit që jep lejen;
- Kontrollon preventivat që dorëzohen nga kostoistet për aplikime për leje, nëse janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e institucionit për leje;
- Harton dokumenta shoqëruese, kërkesa dhe autorizime për aplikime në institucione;
- Kontrollon raportet e supervizorëve dhe kolaudatorëve;
- Bën aplikime online për leje të ndryshme;
- Krijon skica paraprake, duke përdorur softuerë të përshtatshëm projektimi (CAD), të cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyrën e ndërtimit dhe vendosjen e saj;
- Harton struktura, vizatime dhe plane në përputhje me kërkesat e klientëve dhe me ligjet/rregulloret në fuqi;
- Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve në kantier, planifikuesit urbanë, kontraktorët dhe arkitektë të tjerë;
- Viziton kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet, në përputhje me lejet e ndërtimit;
- Suporton Arkitektin e Klientit në vlerësimin e ndryshimeve të kërkuara në projektin e klientit në raport me lejen e ndërtimit;
- Koordinon dhe ofron informacione të nevojshme Departamentit të Financës në lidhje me ecurinë e projekteve dhe faturimet;
- Harton raporte javore në lidhje me ecurinë e proceseve që ka në ngarkim;
Edukimi:
- Të ketë diplomë universitare në degën Arkitekture, Inxhinieri.
Kualifikime të tjera:
- Të paktën 10 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe marrëdhënieve me institucionet;
- Njohuri shumë të mira mbi legjislacionin e ndërtimit;
- Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime të sakta;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh;
- Njohuri shumë të mira mbi legjislacionin për urbanistikën;
- Përdorim i avancuar i paketës 2D dhe 3D, AutoCAD, Excel, Word, PowerPoint, etj.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë direkt linkun e postuar.
Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".