Job Openings Menaxher Departamenti

About the job Menaxher Departamenti

Job Good! Life Good!

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.

Titulli i Pozicionit: Menaxher Departamenti

Përmbledhje:
Jemi në kërkim për një Menaxher Departamenti, i/e cili/a do të menaxhoje stokun, ekspozimin dhe punen e punonjesve ne depatamentet qe ka në varesi ne perputhje me rregullat dhe procedurat ne fuqi dhe gjithashtu të kontrolloj dhe monitoroj stafin e tij/saj përgjegjës për faqet sociale në varësi të kandidaturave të departamenteve të tij/saj.

Përgjegjësitë Kryesore:

  1. Harton dhe ndjek ne perpikmeri plan buxhetin dhe planin operacional te departamenteve ne varesi.
  2. Ndjek dhe monitoron tregun dhe trendet e reja.
  3. Mbeshtet manaxherin e Hipermarketit ne procesin e manaxhimit te punes ne Hipermarket me qellim permbushjen e objektivave dhe rritjen e performances ne Hipermarket.
  4. Analizon ne menyre periodike nivelin e stokut ne/mbi rafte per te gjitha departamentet nen varesi dhe raporton tek manaxheri i Hipermarketit ne rast mosperputhje. Siguron korrigjimin e problemit te evidentuar dhe garanton zgjidhjen e tij.
  5. Monitoron ne menyre periodike paraqitjen e produkteve ne rafte, duke verifikuar informacionin qe lidhet me pershkrimin dhe cmimin dhe raporton tek manaxheri i Hipermarketit ne rast se evidenton mosperputhje.
  6. Monitoron zbatimin e orarit te daljes dhe vendosjes se stokut ne rafte dhe raporton në rast evidentimi mosperputhjeshme orarin e miratuar.
  7. Bashkepunon me Arkitektet dhe stafin e departamentit te Marketingut per procese te ndryshme qe mund te kryen ne Hipermarket.
  8. Zbaton me perpikmeri nga ana e tij/saj dhe personave qe supervizon, te gjitha procedurat dhe rregulloret e miratuara.
  9. Angazhohet ne zgjidhjen e ceshtjeve urgjente dhe raporon zgjidhjen e tyre.
  10. Angazhohet ne trajnimin e stafit te ri rreth produkteve dhe procedurave te Kompanise.
  11. Kontribuon me ide ne organizimin e promocioneve dhe implementimin e produkteve te reja.
  12. Mbikqyr funksionimin normal te oreve te punes,
  13. Perfshihet ne procesin e vleresimit te performancen te punonjesve ne Hipermarket duke dhene vleresime objektive te bazuara ne fakte.
  14. Mbeshtet Sherbimin ndaj Klientit per manaxhimin e verejtjeve apo ankesave, ne rastet kur kjo eshte e nevojshme.
  15. Monitoron funksionimin e procedures per produktet e kthyera nga klientet dhe raporton ne rast se konstaton mosperputhje me proceduren perkatese.
  16. Monitoron qendrimin e punonjesve ne zonen dhe vendin e miratuar dhe angazhohet ne zgjidhjen e problemit ne rast te evidentimit te mosrespektimit te vendimit perkates.
  17. Angazhohet ne zevendesimin e produkteve qe jane ne korridoret kryesore si dhe Head of Gondolas, cdo 2 jave.
  18. Monitoron Supervizoret ne ndarjen e puneve jashte orarit te punes te cilat lidhen me montime apo punime te ndryshme ne klient te Kompanise. Raporton ne rast se evidenton raste kur nje SPV e ndan punen me punonjes qe nuk jane pjese e Kompanise.
  19. Monitoron pastertine dhe mirembajtjen e prones: ndricimin, demtimet e rafteve apo objektit. Garanton vaditjen dhe korrjen e barit brenda dhe jashte ambientit te Kompanise.
  20. Detyra te tjera sipas kerkesave/nevojave.
  21. Raporton tek Drejtori i Pergjithshem dhe cc per cdo rast tek Presidenti i Kompanise.

Aftësitë dhe Kompetencat:

  • Edukimi: Diplomë Bachelor (preferohet në Biznes, Menaxhment, Ekonomi ose Marketing).
  • Eksperienca: Me shume se 5 vjet ne nje pozicion te ngjashem.
  • Gjuhët: Të zotërojë mirë gjuhën shqipe dhe atë angleze.
  • Aftesi per te udhehequr dhe motivuar vartesit.
  • Aftesi komunikimi te shkelqyera.
  • Perkushtim te forte per sherbimin ndaj Klientit.
  • Aftesi per te punuar nen presion dhe manaxhimi I situatave sfiduese.
  • Aftesi ne marrjen e vendimeve dhe sens pergjegjesie.

Informacion Shtesë:
Kompania jonë promovon një ambient të larmishëm dhe përfshirës, duke mirëpritur kandidatët nga të gjitha prapavijat pa dallim race, gjinie, identiteti gjinor, orientimi seksual, etnie, feje, origjine kombëtare, aftësie ose moshe.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë.