Job Openings Marketing Director

About the job Marketing Director

                                                                 Drejtor Marketingu dhe Komunikimi

PERSHKRIM I PERGJITHSHEM

Zhvillon, menaxhon dhe përmirëson standardet e imazhit, kanalet e komunikimit, strategjitë

gjithëpërfshirëse dhe të larmishme të Marketingut & PR për të arritur rezultatet e Kompanise. Monitoron

dhe siguron qe plani dhe strategjia e marketingut e njesive te biznesit te institucionit po implementohet

nga ekipet perkatese sipas prioriteteve dhe cilesise se duhur, duke ruajtur imazhin e tyre dhe njeherazi

te grupit. Siguron qe jane ndjekur politikat e paracaktuara nga Kompania persa i perket marredhenieve me

palet e treta (media dhe agjenci publicitare). Siguron dhe monitoron qe buxheti eshte zhvilluar me

eficence dhe optimizim ne te gjitha mjetet e komunikimit me qellimin e fundem permiresimin dhe

ruajtjen e imazhit te institucionit.

DETYRAT KRYESORE

  • Dizenjon, propozon dhe është përgjegjës për imazhin e Kompanise në treg. Gjithashtu, është përgjegjës për të gjithë kanalet e komunikimit zyrtar të Kompanise me publikun dhe palët e treta.
  • Zhvillon dhe zbaton strategjitë e marketingut në mënyrë që të mbështesë objektivat e kompanisë te vendosura nga CEO dhe Bordi i Drejtueseve. 
  • Planifikon dhe koordinon një program gjithëpërfshirës dhe të larmishëm të marketingut, duke përfshirë zhvillimin dhe zbatimin e ideve të ndryshme promovuese dhe aktiviteteve për arritjen e rezultateve të biznesit.
  • Monitoron dhe koordinon marketingun, sponsorizimet, promovimet dhe aktivitetet e kompanive ne nivel Grupi.
  • Përgatit planin e buxhetit të marketingut dhe ia komunikon njësive përkatëse të biznesit, bazuar në planin e biznesit, në baza vjetore.
  • Krijon dhe monitoron të gjitha standardet e kënaqësisë së klientit të vendosura në nivel
  • institucional.
  • Identifikon tregjet e mundshëm për nxitjen e produkteve / shërbimeve të reja dhe ekzistuese.
  • Dizenjon, koncepton dhe monitoron zbatimin e fushatave te marketingut te njesive te biznesit te Kompanise, duke siguruar cilësi të lartë, si dhe ndikim në opinionin publik dhe imazhin publik të institucionit.
  • Siguron që faqja zyrtare e Kompanise dhe aktivitetet e tjera të mediave sociale janë të azhornuara
  • me informacionin e duhur.
  • Siguron dizenjimin sipas standarteve të materialeve marketing: fletëpalosjet, reklamat e gazetave dhe njoftimet, publicitetin ne radio, spotet televizive, postera, billborde, webpage, etj
  • Monitoron dhe zbaton në kohë çdo projekt në lidhje me forcimin e markës në degë apo projekte të tjera të marketingut.
  • Zhvillon dhe zbaton strategjinë e marrëdhënieve me mediat, duke kërkuar vendosje të nivelit të lartë në shtyp, transmetim dhe mediave online.
  • Koordinon të gjitha aktivitetet e marrëdhënieve me publikun.
  • Drejton mediat sociale për të angazhuar audienca nëpër mediat tradicionale dhe të reja.
  • Shfrytëzon marrëdhëniet ekzistuese me mediat dhe krijon kontakte të reja brenda mediave të biznesit dhe të industrisë
  • Menaxhon kërkimet e medias dhe kërkesat për intervistë si dhe percakton personat pergjegjeses te cilet kryejne intervistat sipas profileve perkatese.
  • Krijon përmbajtjet e shkrimeve/ teksteve për njoftimet për shtyp, titujt kryesorë, dhe fjalimet për prezantime.
  • Monitoron, analizon dhe komunikon me Drejtuesit e Lartë rezultatet PR në baza tremujore.
  • Propozon, harton dhe zbaton politikat dhe procedurat lidhur me Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatave.
  • Vendos, ruan dhe monitoron marredhëniet me përfaqësues të komunitetit, njësitë e qeverisjes vendore, qendrore dhe palët e interesit duke respektuar kulturën vendase.
  • Administron dhe adreson rreziqet dhe mundësitë sociale të krijuara nga ndërtimi dhe veprimtaria e aktiviteteve të kompanisë.
  • Në bashkëpunim me departamentin e Ekselencës, angazhohet me palët e interesit në një proces i vazhdueshëm, nëpërmjet të cilës Kompania ndërton besimin, bazuar në marrëdhëniet me komunitetin dhe me aksionerët e tjerë, përkatësisht: Punonjësit tanë, Komuniteti vendas, Klientët, Furnitoret, Aksionerët, Pushteti vendor dhe qendror, OJQ, Media, Komuniteti i Biznesit
  • Në bashkëpunim me Departamentin e Ekselencës dhe HSE, organizon trajnime dhe veprimtari të ndryshme që kanë si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me kujdesin për mjedisin dhe shëndetin & sigurinë si edhe ndërmerr dhe zhvillon takime publike me komunitetin të diktuara nga legjislacioni duke përdorur mjete të përgjegjësisë sociale të korporatave.
  • Nën bashkëpunim me Departamentit te Ekselencës dhe në bashkëpunim me menaxheret e projekteve, angazhon komunitetin vendas nëpërmjet veprimtarive të ndryshme për rritjen e ndërgjegjësimit, programeve të zhvillimit, projekteve, si dhe komunikimit dhe dialogut të hapur.
  • Së bashku me Menaxheret e Projekteve dhe Departamentin e Ekselencës, ideon, koncepton dhe zhvillon materiale informuese, buletinët shpjegues dhe trajnues mbi projektin dhe përfshirjen e tij në komunitet dhe mjedis.

KRITERET KRYESORE

  1. Edukimi: Ekonomik, Marketing, Administrim Biznesi
  2. Gjuhe te huaja: Anglisht
  3. Njohuri kompjuterike: Paketa Microsoft Office.
  4. Eksperienca e kerkuar: Mbi 10 vjet eksperience ne pozicion te ngjashem. Preferohet eksperience ne kompani ndertimi.


CONTACT

Send your updated resume at the email address: e.mucaj@theheadhunter.com .

Please be informed that only the candidates selected for the interviews shall be contacted. Name your CV in the following format (name [space] surname [space] CV). Be easily recognised!