Job Openings
Site Manager
About the job Site Manager
Site Manager
The HeadHunter Group po rekruton per një nga klientet e saj, kompani udhëheqëse në Shqipëri, e cila operon ne sektorin e Energjise Solare, specializuar në dizajnimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike.
Ekipi profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurimi, Ndërtimi), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë.
Detyra të përgjithshme të rolit:
- Përgjegjës për zbatimin e projektit sipas specifikimeve të përcaktuara në projekt;
- Drejton dhe organizon të gjithë punonjësit e kantierit në varësi të proceseve të punës;
- Qëndron në kontakt me personin përgjegjës që ka caktuar investitori dhe/ose investitorin;
- Sigurohet që të respektohen oraret ditore të fillimit dhe përfundimit të punës në kantier;
- Sigurohet për uniformat e punëtorëve, veglat e punës dhe mjetet e sigurimit teknik;
- Harton plane pune ditore, javore, mujore duke llogaritur afatet, makinerinë, pajisjet dhe forcat punëtore për realizimin e planeve;
- Përgatit listën e materialeve në varësi të ecurisë së punës në mënyrë që të mos shkaktohen vonesa;
- Është përgjegjës që puna në kantier të zhvillohet në përputhje me rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Sigurohet që kantieri të jetë i pastër çdo ditë;
- Organizon dhe koordinon proceset në mënyrë që projekti të përfundojë brenda afateve të përcaktuara.
- Monitoron dhe drejton proceset e punës në mënyrë që të respektohen standartet e cilësisë;
- Mban komunikim të vazhdueshëm me Menaxherin e Projektit dhe Menaxherin e Përgjithshëm të kompanisë;
- Angazhon asistentët e tij në detyra ose procese të caktuara dhe merr raportime prej tyre;
- Raporton ecurinë e punimeve sipas formateve të përcaktuara (ditore, javore, etj);
- Informon punonjësit e kantierit për ndryshimet në politikat ose rregulloret e kompanisë;
- Është pikë kontakti për punonjësit e kantierit për problematikat dhe shqetësimet e tyre, më pas adreson problematikat tek personat përgjegjës në kompani;
- Ndihmon në procesin e vlerësimit të performancës për punonjësit e kantierit;
- Përgjegjës për marrëdhënien me nënkontraktorët (organizimin e tyre, kontrollin e afateve, kontrollin e cilësisë, mbajtjen e kontakteve) etj;
- Menaxhon On Site Budget dhe çdo dokument tjetër në kantier;
Kriteret dhe kualifikimet:
- Të jetë i diplomuar në degën e Inxhinierisë Elektrike. Njohuritë në fushën e Energjisë së Rinovueshme përbejnë avantazh.
- Minimalisht 5 vite pune në profesion, dy nga të cilat si drejtues kantieri ose inxhinier zbatimi.
- Aftësi të shkëlqyera teknike, menaxheriale dhe komunikuese.
- Njohuri të mira të procedurave të sigurisë në vendin e punës dhe përmbushjes së standardeve të sigurisë në ndërtim.
- Të njohë mirë programet kompjuterike, AutoCAD, Microsoft Office, Google Drive.
- Aftësi të mira analitike për të identifikuar problematika të mundshme gjatë zhvillimit të projektit dhe të jetë i aftë të ofrojë zgjidhje.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
- Të disponojë leje drejtimi kategoria B.