Job Openings Head of Marketing

About the job Head of Marketing

 

Job Good! Life Good!

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.

                              

                                            POZICIONI:  Drejtor Marketingu dhe Komunikimi

PERSHKRIM I PERGJITHSHEM

Zhvillon, menaxhon dhe përmirëson standardet e imazhit, kanalet e komunikimit, strategjitë gjithëpërfshirëse dhe të larmishme të Marketingut & PR për të arritur rezultatet e Gener 2. Monitoron dhe siguron qe plani dhe strategjia e marketingut e njesive te biznesit te institucionit po implementohet nga ekipet perkatese sipas prioriteteve dhe cilesise se duhur, duke ruajtur imazhin e tyre dhe njeherazi te grupit. Siguron qe jane ndjekur politikat e paracaktuara nga Gener 2 persa i perket marredhenieve me palet e treta (media dhe agjenci publicitare). Siguron dhe monitoron qe buxheti eshte zhvilluar me eficence dhe optimizim ne te gjitha mjetet e komunikimit me qellimin e fundem permiresimin dhe ruajtjen e imazhit te institucionit.

DETYRAT KRYESORE

  • Dizenjon, propozon dhe është përgjegjës për imazhin e Gener2 në treg. Gjithashtu, është përgjegjës për të gjithë kanalet e komunikimit zyrtar të Gener 2 me publikun dhe palët e treta.
  • Zhvillon dhe zbaton strategjitë e marketingut në mënyrë që të mbështesë objektivat e kompanisë te vendosura nga CEO dhe Bordi i Drejtueseve. Planifikon dhe koordinon një program gjithëpërfshirës dhe të larmishëm te marketingut, duke përfshirë zhvillimin dhe zbatimin e ideve të ndryshme promovuese dhe aktiviteteve për arritjen e rezultateve të biznesit.
  • Monitoron dhe koordinon marketingun, sponsorizimet, promovimet dhe aktivitetet e kompanive te Gener2.
  • Përgatit planin e buxhetit të marketingut dhe ia komunikon njësive përkatëse të biznesit, bazuar në planin e biznesit, në baza vjetore.
  • Krijon dhe monitoron të gjitha standardet e kënaqësisë së klientit të vendosura në nivel institucional.
  • Identifikon tregjet e mundshëm për nxitjen e produkteve / shërbimeve të reja dhe ekzistuese.
  • Dizenjon, koncepton dhe monitoron zbatimin e fushatave te marketingut te njesive te biznesit te Gener 2, duke siguruar cilësi të lartë, si dhe ndikim në opinionin publik dhe imazhin publik të institucionit.
  • Siguron që faqja zyrtare e Gener 2 dhe aktivitetet e tjera të mediave sociale janë të azhornuara me informacionin e duhur.
  • Siguron dizenjimin sipas standarteve të materialeve marketing: fletëpalosjet, reklamat e gazetave dhe njoftimet, publicitetin ne radio, spotet televizive, postera, billborde, webpage, etj
  • Monitoron dhe zbaton në kohë çdo projekt në lidhje me forcimin e markës në degë apo projekte të tjera të marketingut.
  • Zhvillon dhe zbaton strategjinë e marrëdhënieve me mediat, duke kërkuar vendosje të nivelit të lartë në shtyp, transmetim dhe mediave online.
  • Koordinon të gjitha aktivitetet e marrëdhënieve me publikun.
  • Drejton mediat sociale për të angazhuar audienca nëpër mediat tradicionale dhe të reja.
  • Shfrytëzon marrëdhëniet ekzistuese me mediat dhe krijon kontakte të reja brenda mediave të biznesit dhe të industrisë.
  • Menaxhon kërkimet e medias dhe kërkesat për intervistë si dhe percakton personat pergjegjeses te cilet kryejne intervistat sipas profileve perkatese.
  • Krijon përmbajtjet e shkrimeve/ teksteve për njoftimet për shtyp, titujt kryesorë, dhe fjalimet për prezantime.
  • Monitoron, analizon dhe komunikon me Drejtuesit e Lartë rezultatet PR në baza tremujore.
  • Propozon, harton dhe zbaton politikat dhe procedurat lidhur me Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatave.
  • Vendos, ruan dhe monitoron marredhëniet me përfaqësues të komunitetit, njësitë e qeverisjes vendore, qendrore dhe palët e interesit duke respektuar kulturën vendase.
  • Administron dhe adreson rreziqet dhe mundësitë sociale të krijuara nga ndërtimi dhe veprimtaria e aktiviteteve të kompanisë.
  • Në bashkëpunim me departamentin e Ekselencës, angazhohet me palët e interesit në një proces i vazhdueshëm, nëpërmjet të cilës Gener 2 ndërton besimin, bazuar në marrëdhëniet me komunitetin dhe me aksionerët e tjerë, përkatësisht: Punonjësit tanë, Komuniteti vendas, Klientët, Furnitoret, Aksionerët, Pushteti vendor dhe qendror, OJQ, Media, Komuniteti i Biznesit
  • Në bashkëpunim me Departamentin e Ekselencës dhe HSE, organizon trajnime dhe veprimtari të ndryshme që kanë si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me kujdesin për mjedisin dhe shëndetin & sigurinë si edhe ndërmerr dhe zhvillon takime publike me komunitetin të diktuara nga legjislacioni duke përdorur mjete të përgjegjësisë sociale të korporatave.
  • Nën bashkëpunim me Departamentit te Ekselencës dhe në bashkëpunim me menaxheret e projekteve, angazhon komunitetin vendas nëpërmjet veprimtarive të ndryshme për rritjen e ndërgjegjësimit, programeve të zhvillimit, projekteve, si dhe komunikimit dhe dialogut të hapur.
  • Së bashku me Menaxheret e Projekteve dhe Departamentin e Ekselencës, ideon, koncepton dhe zhvillon materiale informuese, buletinët shpjegues dhe trajnues mbi projektin dhe përfshirjen e tij në komunitet dhe mjedis.

KRITERET KRYESORE

  1. Edukimi: Ekonomik, Marketing, Administrim Biznesi
  2. Gjuhe te huaja: Anglisht
  3. Njohuri kompjuterike: Paketa Microsoft Office.
  4. Eksperienca e kerkuar: Mbi 10 vjet eksperience ne pozicion te ngjashem. Preferohet eksperience ne
  5. kompani ndertimi.

Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë. Emërtoni CV-në tuaj në formatin e mëposhtëm (emri [hapësirë] mbiemri [hapësirë] CV). Njihuni lehtësisht!