Job Openings Administrator-Construction

About the job Administrator-Construction

Job Good! Life Good!


The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in the staffing industry, with our core focus on Candidates and Clients.


TITULLI I POZICIONIT TE PUNES: Administrator ne Administrimin e Objekteve te Banimit


PERMBLEDHJE E PUNES

Administratori i sherbimit te mirembajtjes se objekteve rezidenciale, harton, zbaton politiken dhe strategjine e zhvillimit te ketij sherbimi. Menaxhon proceset me synim permiresimin e sherbimit, duke permiresuar kushtet dhe cilesine e komfortit te jeteses ne komunitet me qellim rritjen e vleresimit nga rezidentet, perfitimin e te ardhurave, rritjen e kerkesave per bashkepunim dhe zhvillimit te reputacionit. Startimi i ketij sherbimi ne objektet rezidenciale, synon krijimin e nje modeli sherbimi lehtesues dhe terheqes per vete rezidentet duke ndihmuar ne kete menyre edhe rritjen e tregut te shitjeve te ketyre aseteve.

Administratori i ketij sherbimi është i përfshirë në të gjitha veprimtarite operacionale të përditshme të rezidences, mirëmbajtjen dhe riparimin, sigurinë, imazhin etj. Administratori trajton ankesat dhe kërkesat e rezidenteve dhe duhet të njohë termat dhe kushtet kontraktuale me ta. Gjithashtu ai planifikon buxhetin vjetor, pergatit raportimin e performancës teknike dhe financiare të sherbimit.

DETYRAT KRYESORE

· Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të zhvillimit në përputhje me objektivat strategjike të kompanisë;

· Mbikqyr aktivitetin e perditshem operacional duke udhezuar per vendosjen e procedurave te duhura dhe pergjegjesive te struktures ne varesi, per ecurine e duhur;

· Identifikon strukturen e pershtatshme dhe perpilon strategjine e implementimit te saj ne bashkepunim me strukturen e Departamentit te pasurive te paluajtshme;

· Menaxhon resurset humane dhe fizike duke maksimizuar potencialin ekonomik te tyre dhe duke propozuar strukture alternativen me te pershtatshme;

· Krijon mundesi bashkepunimi per zhvillimin e bizneseve ne residence;

· Menaxhon dhe eshte pergjegjes per zhvillimin e hapesirave publike brenda rezidencave si dhe mundesine e dhenies se tyre me qira;

· Shqyrton propozimet e ardhura nga departamenti i marketingut dhe i pershtat me strategjine e zhvillimit te rezidences;

· Mbikëqyr dhe drejton të gjitha operacionet, si dhe menaxhon stafin administrativ, të mirëmbajtjes, sigurisë;

· Monitoron dhe drejton aktivitetin ditor, duke deleguar detyra sipas strukturave pergjegjese;

· Perpilon dhe konfirmon procedura te aktivitetit te punes, duke perfshire te gjitha strukturat pergjegjese, strukturat aktuale si dhe duke detajuar detyrat perkatese;

· Sherben si pike referimi per te gjitha problematikat e rezidenteve, dhe delegon detyrat sipas perkatesise;

· Siguron shërbime të shkëlqyera për rezidentet. Përgjigjet në kohë dhe në mënyrë të rregullt kërkesave / problemeve nëpërmjet stafit të mirëmbajtjes. Ndjek procesin për të siguruar zgjidhje të kënaqshme të problemeve. Garanton një mbulim emergjent 24 orësh për pronën;

· Administron hapesiren, duke siguruar monitorim, bashkepunim, kordinim, informacion ne lidhje me kontaktet e emergjencës, kërkesat e sigurimit, procedurat e kërkesës për mirëmbajtje;

· Drejton shërbimet e mirëmbajtjes, stafin e pastrimit, parkimit dhe sigurinë;

· Raporton informacionin financiar - Gjen & raporton performancën financiare të aktivitetit;

· Menaxhon buxhetin dhe merr masa per zvogëlimin e shpenzimeve në përputhje me strategjinë e biznesit;

· Kryen inspektime periodike të pronës dhe hapësirave për të siguruar pajtueshmëri në mirëmbajtjen e duhur të rezidences;

· Menaxhon stafin dhe krijon KPI per menaxhimin e performances;

· Koordinon respektimin e rregullave te sigurise ne pune dhe te mbrojtjes se mjedisit.