Job Openings Senior Arkitekt

About the job Senior Arkitekt

Në emër të një prej klientëve tanë, studio projektimi, jemi duke kërkuar për pozicionin si më poshtë:

                                  SENIOR ARKITEKT 


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Të projektojë ndërtesa si: pallate, komplekse të ndryshme, komplekse vilash, objekte rezidenciale dhe hotele.
  • Të krijojë skema të cilat përmbushin kërkesat e klinetëve.
  • Të ndërtojë plane dhe detajimet e projekteve.
  • Të përkthejë konceptin në detaje.
  • Të menaxhojë projektet duke krijuar mardhënie bashkëpunimi me palët e përfshira në projekt.
  • Të ndjekë me përpikmëri të gjitha fazat e projektimit, nga projekt ide-ja deri në projekt zbatim.
  • Të ndjekë me përpikmëri zbatimin e projektit.
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.

KËRKESAT

  • Domosdoshëmri të ketë eksperiencë pune minimalisht 5 vjet në projektim objektesh banimi kolektivë (Exterior Design)
  • Domosdoshmëri të ketë njohuri shumë të mira të gjithë fazave të projektimit, nga projekt ide-ja deri në projekt zbatim.
  • Domosdoshmëri të ketë njohuri shumë të mira të gjithë proçedurave të aplikimit online për leje të fazave të ndryshme (Leje Zhvillimi, Leje Ndërtimi etj)
  • Aftësi të larta profesionale në modelim 2 dimensional.
  • Të jetë i/e komunikueshëm.
  • Të ketë besueshmëri në mbajtjen e konfidencialitetit profesional në zyrë.
  • I aftë për të krijuar raport profesional me klientët dhe konsulentët.
  • I aftë të punojë si në grup ashtu edhe në mënyrë të pavarur
  • Të ketë aftësi organizative, kreative dhe të ndihmojë në dhënien e ideve të reja.
  • Diplomë e Shkollës së Lartë në Arkitekturë.
  • Të ketë aftësi shumë të mira projektuese, analitike, komunikuese verbale.
  • Domosdoshmëri të ketë njohuri shumë të mira të programeve Autocad, Photoshop.
  • Përbejnë avantazh kandidatë me njohuri ne programin Revit.
  • Përbejnë avantazh kandidatë me eksperincë në kantiere.
  • Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel. Power Point), Internet.
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.

SHËNIM:  Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin në linkun me poshte ose: e.stermasi@theheadhunter.com jo më vonë se data 31/11/2021.