Job Openings Perfaqesues te SOS Fshaterat e Femijeve Kosove / Facers

About the job Perfaqesues te SOS Fshaterat e Femijeve Kosove / Facers

Good Job! Good Life!

The HeadHunter Group është një kompani inovative në fushën e rekrutimit, me seli qendrore në SHBA, Dover, Delaware, qe operon në Kanada, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Bosnje & Hercegovinë, Bullgari, Serbi, Qipro dhe Greqi. Ne sjellim një mentalitet të ri në industrinë e rekrutimit, ku në fokus janë Kandidatët dhe Klientët tanë.

The HeadHunter Group ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë për rekrutimin e Përfaqësuesve për Grumbullimin e Fondeve në Prishtinë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë joqeveritare ndërkombëtare e përkushtuar për përkujdesjen dhe mbështetjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe atyre në nevojë. Në Kosovë, kjo organizatë ka realizuar projekte të rëndësishme në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve, duke ofruar kujdes familjar, edukim dhe përkrahje sociale. Përmes aktiviteteve të tyre humanitare dhe programeve afatgjata, ata kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së shumë komuniteteve në vend.

Për klientin tonë, SOS Fshatrat e Fëmijëve, jemi në kërkim të:

PËRFAQËSUESVE TË SOS FSHATRAVE TË FËMIJËVE PËR GRUMBULLIMIN E FONDEVE NË TERREN (M/F)

Çka kërkojmë:

  • Punëtorë për grumbullimin e fondeve në terren (rrugë, sheshe, qendra tregtare, evente) në regjionin e Prishtinës
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe ndërpersonal – sidomos në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarë
  • Vetëbesim dhe energji pozitive gjatë prezantimit të misionit të SOS Fshatrat e Fëmijëve
  • Orientim kah rezultatet, me gatishmëri për t'i përmbushur targetet ditore / javore / mujore
  • Aftësi për punë ekipore, duke kontribuar në atmosferë motivuese dhe mbështetëse
  • Fleksibilitet dhe përkushtim për punë humanitare, duke qenë pjesë e një kauze të madhe për fëmijët pa përkujdesje prindërore
  • Gatishmëri për të punuar në terren

Çka ofrojmë:

  • Orar të strukturuar pune (4 orë në ditë), i përshtatshëm për persona që kërkojnë fleksibilitet në punë
  • Ditë pune fleksibile sipas marrëveshjes dhe nevojave të fushatës
  • Pagë bazë të rregullt mujore, të kombinuara me bonuse stimuluese sipas performancës (për arritjen e targeteve ditore / javore / mujore)
  • Përvojë pune praktike në terren, në një organizatë humanitare ndërkombëtare me emër
  • Trajnime profesionale dhe zhvillim të aftësive në komunikim, marketing social dhe grumbullim fondesh
  • Mundësi avancimi në karrierë, për t'u bërë lider ekipi i fushatave në terren
  • Pjesëmarrje në një kauzë me ndikim të madh shoqëror, mbështetje për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe ata në nevojë

Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe The HeadHunter Group ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë dhe inkurajojnë aplikimet pa dallim moshe, gjinie, orientimi seksual, aftësie të kufizuar, kombësie, përkatësie etnike, race, ngjyre, feje, bindjeje politike apo statusi social dhe martesor.