About the job General Manager
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in the staffing industry, with our core focus on Candidates and Clients.
MENAXHER I PËRGJITHSHËM
Industria: Prodhim & Montim Dyer/Dritare Alumini & PVC
Qëllimi i Pozicionit
Kompania kërkon një Menaxher të Përgjithshëm me profil operativ dhe drejtues, i cili do të marrë përgjegjësinë e plotë për organizimin, menaxhimin dhe optimizimin e gjithë aktivitetit operacional të kompanisë. Pozicioni raporton drejtpërdrejt tek Pronari / Aksionari dhe ka autoritet real vendimmarrës.
Objektivat Kryesore
- Rritja e kapacitetit mujor të prodhimit
- Ulja e vonesave dhe gabimeve operative
- Rritja e xhiros dhe fitimit vjetor
- Vendosja e proceseve të qarta dhe të qëndrueshme
Menaxhim Operacional
- Menaxhimi i ciklit porosi – prodhim – montim – dorëzim
- Planifikimi dhe vendosja e prioriteteve javore/mujore
- Sigurimi i respektimit të afateve, cilësisë dhe kostove
- Ndërhyrje e shpejtë në rast problematikash operative
Koordinimi i Ekipeve Kyçe
- Koordinim i prodhimit dhe montimit
- Bashkëpunim me zyrën teknike dhe projektuesit
- Vendimmarrje teknike mbi profile dhe sisteme (Schüco, Rehau, Alumil)
- Organizimi i transportit dhe montimit në kantier
Organizimi & Standardizimi i Proceseve
- Krijimi dhe implementimi i procedurave të punës
- Vendosja e sistemeve të raportimit
- Standardizimi i mënyrës së punës në prodhim dhe montim
Kontroll Cilësie & Raportim
- Vendosja e mekanizmave të kontrollit cilësor
- Reduktimi i gabimeve dhe ripunimeve
- Raportim i rregullt tek pronari mbi performancën
Kualifikimet Kryesore
- Diplomë universitare (Inxhinieri, Menaxhim, Arkitekturë ose e ngjashme)
- Minimum 5–7 vite eksperiencë në prodhim/ndërtim
- Eksperiencë në menaxhimin e ekipeve teknike
- Profil praktik dhe orientim drejt rezultateve
- Avantazh i Fortë
- Njohuri të sistemeve Schüco, Rehau, Alumil
- Eksperiencë në projekte me volum të lartë
- Eksperiencë në rritjen e kapacitetit operacional
- Aftësi Personale
- Lidership dhe vendimmarrje
- Komunikim i qartë dhe bashkëpunues
- Rezistencë ndaj stresit dhe presionit operativ
- Mentalitet organizimi dhe rritjeje
Çfarë Ofron Kompania
- Rol drejtues me ndikim real
- Pagesë konkurruese
- Stabilitet dhe perspektivë afatgjatë
- Bonus performance (opsionale)