About the job Architect
Job Good! Life Good! The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in the staffing industry, with our core focus on Candidates and Clients.
Arkitekt Teknik – Fasada ,Dyer & Dritare
Përshkrimi i Pozicionit
Kompania jonë, e specializuar në prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve dhe sistemeve të fasadave në alumin
dhe PVC, kërkon të punësojë një Arkitekt Teknik me fokus në zbërthimin e projekteve, hartimin e vizatimeve teknike (shop drawings) dhe koordinimin midis projektimit, prodhimit dhe montimit. Pozicioni është kyç për realizimin e saktë teknik të projekteve dhe kërkon një profil praktik, të organizuar dhe të orientuar drejt zgjidhjeve.
1. Zbërthimi i projekteve arkitektonike
- Leximi dhe analizimi i projekteve arkitektonike (DWG, PDF, BIM)
- Zbërthimi i fasadave, dritareve, vetratave dhe elementeve të tjerë nga projekti i përgjithshëm
- Identifikimi i tipeve, dimensioneve dhe sistemeve të përdorura
- Kontrolli i përputhshmërisë së projektit me kushtet teknike dhe mundësitë e prodhimit
2. Hartimi i vizatimeve teknike (Shop Drawings)
- Përgatitja e vizatimeve teknike për prodhim (2D / 3D)
- Hartimi i planeve, prerjeve dhe detajeve të fasadave
- Detaje lidhëse (ankorime, profile, xhama, aksesorë)
- Përditësimi i vizatimeve sipas komenteve të klientit, arkitektëve apo inxhinierëve
3. Koordinimi me klientë dhe projektues
- Komunikim dhe bashkëpunim me arkitektët e projektit
- Koordinim me inxhinierë strukturorë dhe mekanikë
- Pjesëmarrje në takime teknike
- Sqarim dhe prezantim i zgjidhjeve teknike të propozuara
4. Zgjedhja e materialeve dhe sistemeve
- Përzgjedhja e sistemeve të aluminit, PVC dhe fasadave
- Zgjedhja e tipeve të xhamave (double, triple, low-e, laminated)
- Sugjerime për optimizim teknik, estetik dhe ekonomik
- Përshtatja e zgjidhjeve me buxhetin e projektit
5. Mbështetje për ofertim dhe kosto
- Përllogaritja e sipërfaqeve dhe elementeve teknike
- Zbërthim sasior për preventiv
- Bashkëpunim me departamentin e kostos dhe ofertimit
- Identifikimi i zgjidhjeve më ekonomike pa komprometuar cilësinë
6. Mbështetje për prodhim
- Përgatitja e dokumentacionit teknik për repartin e prodhimit
- Sqarime teknike për teknikët dhe punëtorët
- Kontroll i përputhjes së prodhimit me vizatimet teknike
7. Mbikëqyrje gjatë montimit (nëse kërkohet)
- Kontroll i zbatimit të punimeve në kantier
- Zgjidhje e problemeve teknike në terren
- Adaptim i vizatimeve sipas situatës reale
8. Dokumentacion përfundimtar
- Përgatitja e vizatimeve As-Built
- Dosje teknike për klientin
- Manuale mirëmbajtjeje (nëse kërkohen)
- Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Diplomë në Arkitekturë (ose Inxhinieri Ndërtimi – avantazh)
- Përvojë në projekte dyer/dritare, fasada ose sisteme alumini/PVC
- Njohuri shumë të mira të AutoCAD
- Njohuri të Revit / BIM (avantazh)
- Njohuri bazë të Excel
- Aftësi të mira organizative dhe komunikimi
Çfarë Ofrojmë
- Punë afatgjatë në një kompani në rritje
- Projekte reale dhe sfiduese
- Ambient profesional dhe bashkëpunues
- Pagesë konkurruese
- Mundësi zhvillimi profesional