Job Openings Specialist Burime Njerëzore

About the job Specialist Burime Njerëzore

Job Good! Life Good!

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.

Për Klientin tonë një kompani e njohur dhe me profil të lartë që operon në Shqipëri, po kërkojmë një Specialist Administrimi dhe Raportimi për t'iu bashkuar ekipit të tyre në Tiranë, Shqipëri.

A jeni një profesionist i përpiktë i burimeve njerëzore, shumë i organizuar, analitik dhe i përkushtuar ndaj përputhshmërisë ligjore dhe integritetit profesional?

Po kërkojmë një kandidat të kualifikuar me aftësi të forta administrative, raportuese dhe organizative, të gatshëm për të marrë përsipër mbështetjen e plotë operacionale brenda departamentit të Burimeve Njerëzore. Kandidati ideal zotëron përvojë të konsoliduar në kompani të mëdha, tregon nivel të lartë konfidencialiteti dhe zotëron plotësisht menaxhimin e administrimit të personelit, dokumentacionit ligjor dhe raporteve analitike të BNJ.

Qëllimi i Rolit:

Specialisti i Administrimit dhe Raportimit është përgjegjës për mbikëqyrjen e bazës së të dhënave të burimeve njerëzore, sigurimin e përputhshmërisë së plotë me legjislacionin dhe Kodin e Punës, mirëmbajtjen e saktë të regjistrimeve dhe dosjeve personale të punonjësve, si dhe hartimin e raporteve analitike periodike për të mbështetur vendimmarrjen e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Përgjegjësi specifike:

  • Mbikëqyr bazën e të dhënave të burimeve njerëzore. Siguron që regjistrimet janë bërë me saktësi.
  • Krijon dhe mirëmban databazën e punonjësve të rinj dhe të larguar të kompanisë;
  • Ruan dhe mirëmban arkivën për dosjet personale të punonjësve duke ruajtur konfidencialitetin dhe procedurat e drejtorisë;
  • Është përgjegjës për përpilimin e kontratave individuale të punësimit;
  • Krijon, ruan dhe zhvillon databazën e lejeve të stafit (leje vjetore, raporte mjekësore, leje të papaguara, etj);
  • Plotëson librezat e punës dhe shëndetësore, vërtetime page e punësimi;
  • Plotëson regjistrin e punëmarrësit;
  • Përgatit dokumentet për Inspektoriatin e Punës;
  • Kryen deklarimin dhe çdeklarimin e punonjësve të rinj dhe të larguar në organet respektive dhe në zbatim të Kodit të Punës;
  • Harton raporte analitike periodike, tre/gjashtëmujore si dhe raport vjetor, sipas kërkesave të Menaxherit të Burimeve Njerëzore;
  • Shqyrton aplikimet për punësim, mbikëqyr procesin e rekrutimit dhe merr pjesë në panele intervistuese;
  • Kryen njoftimet dhe publikimet në portalin elektronik të kompanisë si edhe të agjencive të rekrutimit.
Kriteret kryesore:
  • Të ketë përfunduar fakultetin e ekonomisë, drejtesisë ose shkenca sociale.
  • Mbi 5 vjet eksperiencë pune në kompani me numër mesatar mbi 700 punonjës.
  • Të njohë paketën MSC Office dhe programe të HR.
  • Gjuhë e huaj: Njohës shumë mirë i gjuhës angleze.

All qualified applicants will receive consideration for employment regardless of race, color, religion, gender, age, national origin, disability, sexual orientation, gender identity, or any other characteristic protected by applicable law.

If this opportunity aligns with your experience and career aspirations, please apply directly through this job posting.