About the job CEO / Menaxher i Përgjithshëm
EA Group kërkon një individ të kualifikuar dhe vizionar për të marrë rolin e CEO / Menaxherit të Përgjithshëm për një kompani të respektuar dhe inovative që operon në prodhimin dhe shpërndarjen e mishit të freskët të pulës. Kompania operon me sukses në tregun vendas dhe ndërkombëtar, duke ofruar produkte cilësore dhe duke përmirësuar standardet në industri.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Drejtimi dhe menaxhimi strategjik i të gjitha aspekteve të biznesit.
- Hartimi dhe zbatimi i planeve strategjike për rritjen dhe zhvillimin e kompanisë.
- Përgjegjësi për arritjen e rezultateve financiare dhe operacionale.
- Udhëheqja dhe motivimi i ekipit për performancë të lartë.
- Mbikëqyrja e proceseve të prodhimit dhe shpërndarjes, duke siguruar efikasitet dhe cilësi maksimale.
- Zhvillimi i partneriteteve të reja dhe zgjerimi i tregut.
- Sigurimi i përputhshmërisë me standardet dhe rregulloret e industrisë.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Përvojë e dëshmuar në menaxhim ekzekutiv, preferohet në sektorin e prodhimit ose shpërndarjes ushqimore.
- Aftësi të shkëlqyera strategjike dhe operacionale.
- Njohuri të forta financiare dhe aftësi për të menaxhuar buxhete komplekse.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese me palë të ndryshme.
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Menaxhim ose fusha të ngjashme (MBA përbën përparësi).
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe, maqedonase, dhe anglishte.
- Aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe sfidues.
Detaje të Pozitës:
- Pozita është e bazuar në një lokacion të përshtatshëm në rajonin e Maqedonisë së Veriut.
- Paga dhe benefitet janë konkuruese dhe përcaktohen bazuar në përvojën dhe aftësitë e kandidatit.
Si të Aplikoni:
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në dhe një letër motivuese në adresën e email-it: hr@eacom.com deri më 30 Janar 2025.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen për një intervistë.
EA Group garanton konfidencialitet të plotë gjatë gjithë procesit të rekrutimit.
Për çdo pyetje shtesë, ju lutemi kontaktoni në adresën e email-it të lartpërmendur.
Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e një biznesi që sjell standarde të larta dhe inovacion në treg!